Hysenagolli i jep Tiranës suksesin në çerekfinalen e parë

Basketboll

Hysenagolli i jep Tiranës suksesin në çerekfinalen e parë

Më: 18 prill 2024 Në ora: 10:30
Pamje nga ndeshja

Janë luajtur dy ndeshjet e para çerekfinale play off në basketboll për meshkuj, ku marrin pjesë ekipet e klasifikuara në vendet 3-6. Ndërsa dy skuadrat më të mira, Besëlidhja e Teuta, janë kualifikuar direkt në gjysmëfinale dhe presin të mësojnë emrat e rivalëve të tyre.

Në “Fahrie Hoti”, Tirana mundi me vështirësi 84-83 Apoloninë, me shtatlartin Hyasenagolli që realizoi koshin e fitores 6 sekonda nga fundi. Të dyja ekipet e kërkuan fitoren, por kampionët bardheblu arritën të triumfojnë falë 29 pikëve të Isayas. Po 29 pikë realizoi Hamilton për fierakët, por që s’mjaftuan.

Në Shkodër, skuadra e Vllaznisë mundi 83-77 Kamza Basket, një ndeshje ku ekipet luajtën me hope. Suksesi i vendasve erdhi në periodën e fundit, kur dhe përmbysën avantazhin e kamzalinjve. Wilkins me 28 pikë ishte shënuesi më i mirë për shkodranët, mbështetur nga Saab me 20 pikë.

Çerekfinale-Play off meshkuj

Nd.1, Tirana – Apolonia, 84-83

Nd.1, Vllaznia – Kamza Basket, 83-77

Nd.2, Apolonia – Tirana

Nd.2, Kamza Basket – Vllaznia

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat