Philadelphia mund Miamin në sekondën e fundit

Basketboll

Philadelphia mund Miamin në sekondën e fundit

Më: 18 prill 2024 Në ora: 10:32
Pamje nga ndeshja

Philadelphia mundi 105-104 Miami në sfidën play in të Konferencës së Lindjes në NBA, duke siguruar një vend në fazën play off. Një ndeshje me rivalitet deri në fundin e saj, ku për vendasit u dallua Joel Embiid me 23 pikë e 15 rebound.

Për Miami, Tyler Herro realizoi 25 pikë por që s’mjaftuan. Skuadra e Philadelphia do të luajë ndaj Neë York në cerekfinalet play off, ndërsa Miami ka ende një shans për t’u kualifikuar.

Ekipi nga Florida do të përballet me Chicago, që sot mundi 131-116 Atlanta. Sfidë e komanduar nga Bulls, që u shkëputën gradualisht. Më i miri për Chicago ishte Coby White, që realizoi 42 pikë.

Konferenca e Perëndimit, play in

New Orleans – Lakers, 106-110

Sacramento – Golden State, 118-94

18/04, New Orleans – Sacramento

Konferenca e Lindjes, play in

Philadelphia – Miami, 105-104

Chicago – Atlanta, 131-116

19/04, Miami – Chicago

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat