Kosova me selektor të ri

Basketboll

Kosova me selektor të ri

Më: 18 prill 2024 Në ora: 15:11
Viktor Kovac

Viktor Kovac në cilësinë e përzgjedhësit të Kombëtares  A Femrat të Kosovës.

"Bazuar në kompetencat e Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës që dalin nga Statuti i FBK-së, si dhe duke u bazuar në Nenin 31 të rregullores së Kombëtares së Kosovës, Bordi i FBK-së ka marrë vendim që të emërojë trajnerin Viktor Kovac në cilësinë e përzgjedhësit të Përfaqësueses A Femrat të Kosovës.

Viktor Kovac është trajner nga Kroacia dhe me përvojë të madhe në kampionatin kroat, ndërsa ka qenë edhe përzgjedhës i Kombëtares së Kroacisë (F), kurse së fundi ai e ka udhëhequr KBF Bashkimin në stolisjen me titullin e kampionit për edicionin 2022/23 dhe 2023/24 në Superliga Femrat, si dhe triumfin në Kupë dhe Superkupë në dy edicionet e fundit.

Viktor Kovac do të udhëheq Kombëtaren A Femrat të Kosovës në FIBA Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla, që do të organizohet në Prishtinë prej 25 deri më 30 qershor 20", njofton FBK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat