Miami dhe New Orleans dy ekipet e fundit që shkojnë në play off

Basketboll

Miami dhe New Orleans dy ekipet e fundit që shkojnë në play off

Më: 20 prill 2024 Në ora: 10:04
Pamje nga ndeshja

Janë luajtur sot dy ndeshjet e fundit të fazës play in. Miami dhe Neë Orleans janë dy skuadrat e fundit që sigurojnë një vend në fazën play off në NBA. Në Konferencën e Lindjes, ekipi i Miami Heat, mundi 112-91 Chicago Bulls, në një përballje mes dy ekipesh pretendente.

Tyler Herro me 24 pikë e 10 rebound ishte shënuesi më i mirë për Miami, mbështetur edhe nga Vazques me 21 pikë. ndërsa për Chicago, DeRozan realizoi 22 pikë, por që s’mjaftuan. Skuadra e Miami do të përballet me Philadelphia në çerekfinalet play off në Lindje.

Në Konferencën e Perëndimit, ekipi i New Orleans fitoi 105-98 ndaj Sacramento, në një ndeshje me më shumë rivalitet. Ingram me 24 pikë ishte shënuesi më i mirë për Pelicans, ku 6 lojtarë realizuan mbi 10 pikë. New Orleans do të përballet me Oklahomën në çerekfinale.

Konferenca e Perëndimit, play in

New Orleans – Sacramento, 105-98

Konferenca e Lindjes, play in

Miami – Chicago, 112-91

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat