Trepça dhe Prishtina përballen në “Minatorin” e zjarrtë

Basketboll

Trepça dhe Prishtina përballen në “Minatorin” e zjarrtë

Më: 21 prill 2024 Në ora: 10:05
Foto ilustrim

Pas gjysmëfinales së parë të play-off-it mes Pejës dhe Yllit, ndeshje që u zhvillua mbrëmë e të cilën e fitojë skuadra nga Suhareka, sonte luhet gjysmëfinalja e dytë mes Trepçës dhe Prishtinës.

Dueli mes rivalëve të vjetër që luhet në ‘Minatori’ të Mitrovicës, pritet të jetë i zjarrtë. Mitrovicasit e përfunduan edicionin në vendin e parë me 25 fitore e tri humbje, ndërsa bardhekaltrit u renditën në vendin e katërt me 16 fitore e 12 humbje, kurse në çerekfinale eliminuan Vëllaznimin 2:1.

‘Xehetarët’ kanë fituar Kupën, Superkupën dhe Ligën Unike, duke e kërkuar trofeun e katërt për këtë edicion, kurse prishtinasit së fundi fituan në Ligën Ballkanike, duke kërkuar titullin të rikthehet në kryeqytet.

Në katër sfidat e Superligës, në këtë edicion ka fituar Trepça, ashtu si edhe në finale të Kupës, Superkupës dhe gjysmëfinale të Ligës Unike.

Skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale.

Ndeshja mes Trepçës dhe Sigal Prishtinës fillon në orën 19:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat