Trepça e fortë për Prishtinën

Basketboll

Trepça e fortë për Prishtinën

Më: 21 prill 2024 Në ora: 21:24
Trepça

Trepça ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 87:81 (22:19, 21:20, 21:16, 23:26)

Çereku i parë ishte pothuajse i barabartë me rikthime në rezultat, ku epërsinë më të lartë, e kishin vendasit pesë pikë, 18:13, derisa kjo pjesë përfundoi 22:19.

Lojë e ngjashme u zhvillua edhe në periudhën e dytë, ku asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputej, derisa pjesa e parë përfundoi 43:39.

Periudha e tretë ishte vendimtare, ku vendasit e fituan 21:16, derisa në dhjetë minutat e fundit e ruajtën epërsinë dhe triumfuan 87:81.

Kevin Capers kishte 13 pikë, 4 kërcime e katër asistime te vendasit, kurse Diamond Stone kishte 23 pikë për bardhekaltrit.

Loja e dytë do të zhvillohet të enjten në kryeqytet. Skuadra që shënon tri fitore do të kualifikohet në finale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat