NBA ka publikuar sot listat e kandidatëve për të gjitha kategoritë, nga ajo për trofeun MVP e deri te trajnerët. Për secilën kategori janë nga 3 kandidatë, ndërkohë që fituesit do të shpallen gjatë fazës play off.
Trofeu MVP – Për trofeun më të rëndësishëm janë tri basketbollistët kandidatë: Nikola Jokic (Denver), Luka Doncic (Dallas) dhe Alexander Shai (Oklahoma). Interesant fakti se të tri basketbollistët në garë nuk janë amerikanë.
Favorit për fitimin e trofeut mbetet Jokic, që këtë sezon ka një mesatare prej 26.4 pikësh, 12.4 rebound e 9 asist për ndeshje.
Trajneri i vitit – Trijoja e kandidatëve për këtë trofe është e përbërë nga Mark Daigneault (Oklahoma), Chris Finch (Minnesota) dhe Jamahl Mosley (Orlando). I pari konsiderohet favoriti kryesor.
Mbrojtësi i vitit – Podiumi për tri finalistët është i rezervuar për Rudy Gobert (Minnesota), Bam Adebayo (Miami) dhe Victor Wembanyama (San Antonio). Gobert, që e ka fituar tri herë këtë çmim, është favorit.
Lojtari i gjashtë – Tri të përzgjedhurit për këtë kategori janë Malik Monk (Sacramento), Bobby Portis (Milwaukee) dhe Nazr Reid (Minnesota). Për momentin mbetet një garë e fortë mes tyre.
Lojtari që është rritur më shumë – Në listën e kandidatëve për këtë trofe janë Tyrese Maxey (Philadelphia), Coby White (Chicago) dhe Aperen Sengun (Houston).
Debutuesi i vitit – Duket se për këtë trofe do të jenë në garë dy basketbollistë: Victor Wembanyama (San Antonio) dhe Chet Holmgren (Charlotte). Lojtari i tretë në garë është Brandon Miller (Oklahoma).
Lojtari vendimtar – Kjo kategori hyri si trofe në mes të sezonit të kaluar dhe këtë herë kandidatë janë Stephen Curry (Golden State), Alexander Shai (Oklahoma) dhe DeMar DeRozan (Chicago).