Dallas dhe Indiana barazojnë serinë e çerekfinaleve

Basketboll

Dallas dhe Indiana barazojnë serinë e çerekfinaleve

Më: 24 prill 2024 Në ora: 11:44
Pamje nga ndeshja

Minnesota udhëheq 2-0 serinë e ndeshjeve çerekfinale play off në Konferencën e Perëndimit pas fitores 105-93 ndaj Phoenix. Sfidë e komanduar nga vendasit, ku të gjithë titullarët realizuan mbi 12 pikë. Diferencën e bëri McDaniels me 25 pikë, ndërsa 20 pikët e Booker për Phoenix mbetën për statistikë.

Po në Perëndim, ekipi i Dallas fitoi 96-93 në fushën e Clippers, duke barazuar 1-1 serinë e takimeve çerekfinale. Një ndeshje magjike për Luka Doncic, protagonist në fushë me 32 pikë, mbështetur edhe nga Irving me 23 pikë. Në kahun tjetër, Harden e George realizuan nga 22 pikë secili, por që s’mjaftuan.

Në Konferencën e Lindjes, barazim 1-1 me ndeshje edhe mes Milwaukee e Indiana, me miqtë që fituan 125-108 në fushën e Bucks. Edhe këtu, të gjithë titullarët e Indiana realizuan mbi 11 pikë, ku shkëlqeu Siakam me 37 pikë e 11 rebound. Edhe pse Lillard realizoi 34 pikë për vendasit, këtë herë u ndje mungesa e Antetokounmpo.

NBA-Çerekfinalet, Kon.Lindjes

Cleveland – Orlando, (2-0)

New York – Philadelphia, (2-0)

Boston – Miami, (1-0)

Milwaukee – Indiana, 108-125 (1-1)

NBA-Çerekfinalet, Kon.Perëndimit

Minnesota – Phoenix, 105-93 (2-0)

Denver – Lakers, (2-0)

Clippers – Dallas, 93-96 (1-1)

Oklahoma – New Orleans, (1-0)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat