Besëlidhja kundër Tiranës

Basketboll

Besëlidhja kundër Tiranës

Më: 24 prill 2024 Në ora: 14:45
Foto ilustrim

Kampionati kombëtar i basketbollit për meshkuj do të nisë sot gjysmëfinalet e “play off”-it.

Takimi i parë rivendos në skenë finalen e edicionit të kaluar, me Besëlidhjen që pret Tiranën në orën 17:00 në “Asllan Rusi”.

Lezhjanët vijnë në gjysmëfinale pas një ecurie perfekte me të gjitha ndeshjet e fituara në sezonin e rregullt. Ndërsa bardheblutë kaluan Apoloninë në raundin e parë të “play off”-it.

Nesër do të jetë radha e gjysmëfinales së dytë, me Teutën që pret Vllazninë. Durrsakët mbërrijnë direkt në këtë fazë, si vend i dytë në kampionat, ndërsa shkodranët eliminuan në raundin e mëparshëm Kamzën.

Tashmë sporti i koshit është futur në pikën më kulmore, teksa pritet përballje elektrizuese mes ekipeve më të mira të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat