Dramë në kryeqytet, Trepça fiton për një pikë

Basketboll

Dramë në kryeqytet, Trepça fiton për një pikë

Më: 25 prill 2024 Në ora: 21:11
Pamje nga një ndeshje

Në një ndeshje dramatike, Trepça ka mundur Sigal Prishtinën me rezultat 85:86 (28:21, 20:19, 17:20, 20:26) dhe tani avancon në serinë gjysmëfinale 2:0. Për tu kualifikuar në finale i nevojitet edhe një fitore.

Bardhekaltrit e nisën ndeshjen më mirë, duke qenë gjatë gjithë çerekut të parë në epërsi dhe e fituan këtë pjesë 28:21, derisa në periudhën e dytë, prishtinasit kishin epërsi deri në dhjetë pikë, kurse pjesa e parë përfundoi 48:40.

Por, në pjesën e dytë u rikthyen mitrovicasit, duke ngushtuar epërsinë, derisa dramë u zhvillua në fund, kur Sigal Prishtina, dy minuta nga fundi po fitonte 85:81, por mitrovicasit në momentet vendimtare u treguan më të vëmendshëm dhe me pesë pikë radhazi e fituan ndeshjen 85:86, duke avancuar në serinë gjysmëfinale 2:0.

Skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale.

Donte Clark shënoi 17 pikë e pesë asistime për vendasit, kurse te mysafirët u dallua Darnell Edge me 28 pikë, katër kërcime e tetë asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat