Teuta dominon Vllazninë

Basketboll

Teuta dominon Vllazninë

Më: 26 prill 2024 Në ora: 12:07
Pamje nga një ndeshje

Faza e parë gjysmëfinale e play off-it në basketboll për meshkuj u kompletua me fitoren e Teutës, 103-73 ndaj Vllaznisë.

Ndeshja e luajtur në Durrës ishte një formalitet për skuadrë durrsake, që e meritoi fitoren, madje me 30 pikë diferencë.

Që në periodën e parë, skuadra e Teutës mori frenat e lojës në dorë, duke u shkëputur 35-18.

Diferenca rritet edhe më shumë dhe 20 minutat e para përfundojnë 54-33 për durrsakët, që nuk e ulin ritmin.

Edhe 20 minutat e dyta janë një dominim i Teutës, që fiton 103-73, duke hedhur një hap të madh drejt finaleve play off. Bacon me 34 pikë e 12 asist ishte lider në fushë për vendasit, duke i bërë të pavlefshme 21 pikët e Saab për shkodranët.

Superliga, gjysmëfinale play off

Nd.1, Besëlidhja – Tirana, 94-84

Nd.1, Teuta – Vllaznia, 103-73

Nd.2, Tirana – Besëlidhja,

Nd.2, Vllaznia – Teuta,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat