Trepça në finalen e madhe

Basketboll

Trepça në finalen e madhe

Më: 28 prill 2024 Në ora: 21:26
Brandon Edwards

Trepça është kualifikuar në finale të “Play-off”-it në Prince Caffe Superligë.

Mitrovicasit në ndeshjen e tretë të serisë gjysmëfinale shënuan fitore ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 82:69 (24:19, 21:12, 18:18, 19:20).

Pas një fillimi të barabartë, mitrovicasit u shkëputën deri në dhjetë pikë epërsi, 24:14, por me pesë pikë radhazi nga prishtinasit, çereku i parë përfundon 24:19.

‘Xehetarët’ vazhduan me lojë të mirë në periudhën e dytë, për tu shkëputur më shumë, ku epërsia më e thellë ishte 16 pikë, 38:22, derisa pjesa e parë përfundoi 45:31.

Perioda e tretë ishte më e barabartë, me bardhekaltrit që tentuan të afrohen në rezultat dhe mitrovicasit që ruajtën epërsinë e krijuar, derisa shifrat pas 30 minutash ishin 63:49.

Në dhjetë minutat e fundit, kryeqytetasit ngushtuan shifrat në 75:67, megjithatë, Trepça sërish u shkëput dhe triumfoi në fund 82:69.

Më i miri te Trepça ishte Brandon Edwards me 20 pikë e 12 kërcime, derisa te Sigal Prishtina, Donte Clark dhe Malcolm Armstead shënuan nga 16 pikë.

Trepça në finale e pret fituesin e ndeshjes Peja-Golden Eagle Ylli, ku rezultati momental është 1:2 për therandasit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat