Minnesota e eliminon bindshëm Phoenixin, Indiana një fitore larg kalimit tutje

Basketboll

Minnesota e eliminon bindshëm Phoenixin, Indiana një fitore larg kalimit tutje

Më: 29 prill 2024 Në ora: 09:42
Foto ilustrim

Minnesota Timberwolves vazhdon dominimin ndaj Phoenix Suns, teksa marrin fitoren e katërt radhazi ndaj tyre në raundin e parë të ‘Play-Off’ në NBA.

Timberwolves kanë triumfuar me gjashtë pikë diferencë 122:116 dhe duke e quar serinë në 4:0 dhe kaluan tutje.

Në fakt, pjesa e parë i takoi Suns, që shkuan në pushim me pesë pikë epërsi.

Në pjesën e dytë, Minnesota u rikthye në lojë dhe arriti që në çerekun e fundit të hyjë me dy pikë disavantazh.

E në këtë periudhë, ata ishin shumë të mirë, duke shënuar 32 pikë e duke pësuar 24 sosh dhe në fund falë kësaj loje në këtë periudhë arritën fitore.

 Fundori amerikan i Minnesotas, Anthony Edwards me 40 pikë ishte më meritori për këtë fitore, derisa me 28 pikë të tjera kontribut dha Karl-Anthony Towns.

Te Suns paraqitje të shkëlqyer kishte Devin Booker me 49 pikë të cilat nuk kryen punë për fitore. Ndërkohë, 33 të tjera shtoi Kevin Durant.

Indiana Pacers ka arritur një tjetër fitore përballë Milwaukee Bucks me shifrat 126:113.

Pacers ishin më të mirë që nga fillimi e deri në fund të ndeshjes dhe me meritë triumfuan.

Çereku i parë dhe i fundit u mbyllën baras 33:33 dhe 28:28, ndërsa atë të dytin dhe të tretin e fituan Pacers me tre, respektivisht 10 pikë avantazh.

Më meritori në fitoren e Indianas ishte Myles Turner me 29 pikë. Ai u ndihmua edhe nga Haliburton me 24 sosh.

Në krahun tjetër, 27 pikë për Bucks i shënoi Brook Lopez.

Me këtë fitore, Indiana Pacers e qon në 3:1 serinë ndaj Milwaukee Bucks.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat