Flamurtari “mbijeton” në Vlorë

Basketboll

Flamurtari “mbijeton” në Vlorë

Më: 30 prill 2024 Në ora: 20:58
Pamje nga ndeshja

Mundi Tiranën 63-60, takimi i 3-të i finales së femrave.

Kategoria e Parë e Kampionatit Kombëtar në basketboll për femra ka luajtur të martën takimin e 3-të të finales së titullit "kampion", Flamurtari-Tirana. Ndeshja e luajtur në Pallatin e Sportit "Flamurtari".

Takimi i luajtur në Vlorë ishte i luftuar dhe 10-minutëshi i parë u mbyll në barazpeshë 18-18, ashtu sikundër edhe ai i dytë. Por ishin vajzat bardheblu që e fituan atë me shifrat 19-17, duke bërë që të dyja skuadrat të shkonin në pushimin e madh me Tiranën në epërsi dypikëshe, me shifrat 37-35.

Nuk ka qenë ndryshe as 10-minutëshi i 3-të, që është fituar nga skuadra vlonjate po me dy pikë epërsi, 17-19, dhe pas një gjysmë ore lojë, të dyja skuadrat ishin mbërthyer në barazpeshë të plotë, në shifrat 54-54.

10-minutëshi i 4-t dhe i fundit ka parë një betejë edhe më të ashpër, me skuadrën vlonjate që mbizotëron dhe ruan gjakftohtësinë në fund, duke e fituar këtë fraksion loje 11-8 dhe gjithë 63-60 dhe duke e çuar në ndeshjen e 4-t duelin e titullit të kampiones së re të vendit në koshin e femrave.

Takimi i 4-t i finales për titull të basketbollit të femrave do të zhvillohet të premten, më 3 maj, në Sallën Sportive të Lojërave me Dorë “Feti Borova” në Parkun Olimpik të Tiranës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat