Philadelphia triumfon

Basketboll

Philadelphia triumfon

Më: 1 maj 2024 Në ora: 11:41
Pamje nga ndeshja

Philadelphia 76ers ka triumfuar përballë New York Knicks pas kohës shtesë me rezultatin 112:106, duke arritur që momentalisht ta shmangë rënien nga Play-Offi në NBA.

Heroi absolut i 76ers ishte Tyrese Maxey i cili shënoi shtatë pikë në 25 sekondat e fundit të pjesës së rregullt të ndeshjes dhe në fund e mbylli ndeshjen me 46 pikë për të duke i dhënë fitoren e dytë skuadrës së tij.

76ers ishin shumë pranë eliminimit, por Maxey në fund të ndeshjes bëri mrekulli duke i dhënë fitoren e dytë skuadrës së tij, megjithatë New York Knicks vazhdojnë të udhëheqin me rezultat 3-2.

Tek Philadelphia u dallua edhe Joel Embiid me triple-double 19 pikë, 16 kërcime dhe 10 asistime. Në radhët e New York Knicks, më efikasi ishte Jalen Brunson që shkëlqeu me 40 pikë.

Takim tejet interesant u zhvillua edhe mes Cleveland Cavaliers e Orlando Magic, me Cavaliers që triumfuan krejt në sekondat e fundit me rezultatin 104:103.

Cleveland ishte ekip shumë më i mirë në çerekët një e tre të cilat bën punë për fitore në fund.

Donovan Mitchell ishte figura kryesore për fitore me 28 pikë, derisa për Orlandon nuk kryen punë 39 pikët e Paolo Banchero.

Milwaukee Bucks ka triumfuar përballë Indiana Pacers me rezultatin 115:92. Dy basketbollistët që ndihmuan në këtë sukses për Bucks ishin Chris Middleton dhe Bobby Portis me nga 29 pikë secili.

Ata ndihmuan ekipin e tyre ta zvogëloj diferencën në 3:2 në seri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat