Basketbollisti i KB Trepçës, Darnell Egde ka folur për lëndimin ka pësuar ditë më parë.
Edge, u lëndua në ndeshjen e tretë të serisë gjysmëfinale të Play-offit të Prince Caffe Superligës.
Teksa tani përmes një “Instastory” ka zbuluar se si është gjendja e tij.
Basketbollisti zbuloi që ka pësuar një dëmtim të vogël, mirëpo ai theksoi se do të shërohet 100% për t’u kthyer në parket për finalet e Play-offit.
“Për të pastruar thashethemet për të gjithë që pyesin, po, kam pasur një dëmtim të vogël ndeshjen e kaluar, por do të shërohem 100% dhe do të kthehem në parket për finalet javën e ardhshme”, ka shkruar Edge.