Britnej Griner, e cila u ndalua nga policia ruse për shkak se mbante vaj kanabisi në çantë, u dënua me plot 9 vite heqje lirie në Rusi, por prej tyre bëri “vetëm” 300 ditë.
Basketbollistja amerikane ka dhënë një intervistë për emisionin “20/20” ku ka treguar muajt e kaluar në burgun në Khimki në rrethinat e Moskës.
“Doja që të vetëvritesha më shumë se një herë në javët e para kur më ndaluan.
E vetmja gjë që më shtynte që të rrezistoja ishte familja ime.
Mendoja se nëse i hiqja jetën vetes mund të mos i dorëzonin turpin tim, familjes”, tha Griner.
“Qelia ku kam kaluar pjesën më të madhe të kohës kishte fole merimangash dhe gjak. Kushtet nuk ishin njerëzore pasi edhe pasta e dhëmbëve ishte e përdorur”, tregon detaje të tjera basketbollistja.
Për t’i dhuruar lirinë basketbollistes, Shtetet e Bashkuara të Amerikës pranuan që ta “shkëmbenin” me Viktor Bout, i cili njihet si “Zoti i vdekjes”.
“Përpara se të më lironin më detyruan që të nënshkruaja një letër, të cilën nuk e kisha shkruar unë. Aty thuhej se falenderoja liderin e madh për mëshirën e treguar kundrejt meje. Në fillim nuk doja që ta nënshrkruaja, por pastaj pranova pasi doja shumë që të kthehesha në shtëpi”, përfundoi Griner.