Veteranët e Pejës shënuan fitore me 7 pikë dallim (67:60) ndaj veteranëve të Trepçës.
Mikpritësit ishin më të mirë se sa mitrovicasit, në ndeshjen e vlefshme të Ligës së rregullt të veteranëve.
Të dy ekipet treguan angazhim në parket, por verdhezinjtë ishin më të koncentruar duke e mposhtur rivalin e përbetuar.
Arben Gorani - djathtas
Përballje me rivalitet dhe më së miri e dëshmon edhe rezultati i ngushtë.
Arben Gorani, basketbollist veteran, tha se ishte një lojë e mirë dhe një fitore e merituar e ekipit të tij.
Kjo ndeshje mes veteranëve të këtyre ekipeve kujton edhe vitet e arta të këtyre që u paraqitën në parket ndaj njëri – tjetrit.