Bucks nuk ia del në Indiana, rikthimi i Lillard nuk sjellë shpresë…

Basketboll

Bucks nuk ia del në Indiana, rikthimi i Lillard nuk sjellë shpresë…

Më: 3 maj 2024 Në ora: 11:59
Damian Lillard

Indiana Pacers kaloi në gjysmëfinalet e konferencës së lindjes, teksa mposhti për herë të katërt Milwuakee

Bucks me rezultatin 120-98. Ndeshja e gjashtë në “Gainbridge Arena” pa vendasit gjatë gjithë kohës superiorë dhe nuk e vunë fitoren e kualifikimit për asnjë moment në dyshim. Që në fillim të sfidës, Pacers morën kontrollin e ndeshjes, ku shifrat pas pjesës së parë rezultati ishte 59-47.

Edhe në fraksionin e dytë nuk pati shumë histori me Bucks që nuk gjeti forcë reagimi edhe pse në parket ishte rikthyer Damian Lillard. Ky i fundit ishte më i miri i sfidës, me 28 pikë të realizuara.

Dyshja e vendasve Toppin-Lopez shënuan 41 pikë për skuadrën e tyre, duke i dhënë marshin e duhur takimit.

Me këtë kualifikim, Pacers do të sfidojë në gjysmëfinale New York Knicks. Ndërkohë nga ana tjetër, Bucks tregon edhe një herë varësinë që ka nga Giannis Antetokoumpo, me mungesat e këtij të fundit që ndikuan shumë në ekip.

Në ndeshjen tjetër “Play-Off”, New York Knicks siguroi kualifikimin për më tej falë një fitoreje 118-115 në fushën e Philadelphia 76ers. Pjesa e parë e përballjes ishte gati gati në ekuilibër, pasi rezultati ishte 54-51 në favor të Philadelhpias.

Ndeshja kishte shumë emocion saqë deri në sekondat e fundit fituesi nuk dukej i qartë. Në fund fati ishte me Knicks që morën fitoren e katërt në gjashtë sfida, duke prerë biletën për më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat