Golden Eagle Ylli kampion i Ligës U14

Basketboll

Golden Eagle Ylli kampion i Ligës U14

Më: 3 maj 2024 Në ora: 13:07
Golden Eagle Ylli

Golden Eagle Ylli është shpallur kampion i Ligës U14 te meshkujt.

Në finale ka mundur Grapeland me rezultat 77:60 dhe në edicionin e ardhshëm do të garojë në Superligën U14.

Në finalen e parë therandasit kishin fituar 73:80, derisa në gjysmëfinale kishin eliminuar Sferën.

Edicionin e rregullt e kishin përfunduar therandasit me tetë fitore e dy humbje.

Kupën e ka ndarë, basketbollisti i Kosovës dhe kapiteni i Golden Eagle Yllit, Gëzim Morina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat