Golden Eagle Ylli është shpallur kampion i Ligës U14 te meshkujt.
Në finale ka mundur Grapeland me rezultat 77:60 dhe në edicionin e ardhshëm do të garojë në Superligën U14.
Në finalen e parë therandasit kishin fituar 73:80, derisa në gjysmëfinale kishin eliminuar Sferën.
Edicionin e rregullt e kishin përfunduar therandasit me tetë fitore e dy humbje.
Kupën e ka ndarë, basketbollisti i Kosovës dhe kapiteni i Golden Eagle Yllit, Gëzim Morina.