Tirana kampione, thyen Flamurtarin dhe rikthen titullin pas 25 vitesh

Basketboll

Tirana kampione, thyen Flamurtarin dhe rikthen titullin pas 25 vitesh

Më: 3 maj 2024 Në ora: 22:04
Tirana

Tirana është shpallur kampione në basketboll për femra për sezonin 2023-2024.

Skuadra e drejtuar nga Mirza Alibegaj ka rikthyer titullin në klubin bardheblu pas 25 vitesh mungesë.

Në finalen e katërt kundër Flamurtarit, vajzat bardheblu, të udhëhequra nga kapitenia Aida Palko, kanë arritur të dominojnë kundër vlonjateve, duke fituar me shifrat 71-51 (18-8, 12-16, 22-12, 19-15).

Në total, me rezultatin e përgjithshëm të finaleve, 3-1, vajzat bardheblu kanë ngritur lart trofeun pas ndeshjes së zhvilluar sot në Pallatin e Sportit, “Feti Borova”, në kryeqytet.

Trofeun e titullit kampion ia dorëzoi kapitenes Palko vetë presidenti i Federatës së Basketbollit, Avni Ponari. Prania e tifozëve nuk ishte në nivelin e një ndeshjeje për titullin, duke lënë një shije jo të mirë.

Megjithatë, e rëndësishme për klubin bardheblu është rikthimi i titullit kampion, i cili është i 41-ti në histori për Tiranën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat