Dallas kualifikohet

Basketboll

Dallas kualifikohet

Më: 4 maj 2024 Në ora: 11:41
Pamje nga ndeshja

Dallas është ekipi i katërt gjysmëfinalist i play off-it në Konferencën e Perëndimit në NBA. Skuadra teksane fitoi sot 114-101 ndaj Clippers, duke triumfuar 4-2 me ndeshje.

Kyrie Irving me 30 pikë si dhe Lika Doncic me 28 pikë e 13 asist, ishin të pandalshëm për Dallas. Në kahun tjetër, zhgënjyen titullarët, duke eliminuar Clippers nga gara.

Në Konferencën e Lindjes, barazim 3-3 me ndeshjes mes Cleveland dhe Orlando. Kjo e fundit fitoi 103-96 ndaj Cavaliers, në një ndeshje të ekuilibruar deri në fund.

Për Orlando, tri lojtarë realizuan mbi 20 pikë: Banchero 27, Wagner 26 e Suggs 22 pikë. Ndërsa për Cleveland u dallua Donovan Mitchell me 50 pikë.

Konferenca e Lindjes-Çerekfinale play off

Boston – Miami, (4-1)

Milwaukee – Indiana,  (2-4)

New York – Philadelphia, (4-2)

Cleveland – Orlando, 96-103 (3-3)

Konferenca e Lindjes-Gjysmëfinale play off

New York – Indiana

Boston – Cleveland/Orlando

Konferenca e Perëndimit-Çerekfinale play off

Oklahoma – New Orleans, (4-0)

Clippers – Dallas, 101-114 (2-4)

Minnesota – Phoenix, (4-0)

Denver – Lakers, (4-1)

Konferenca e Perëndimit-GJysmëfinale play off

Oklahoma – Dallas

Denver – Minnesota

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat