Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) dhe Federata e Sportit Shkollor në Republikën e Kosovës (FSSHRK) kanë vazhduar me vizita në shkolla, ku po zhvillohet Programi “Sport në Shkolla”
Kësaj radhe është vizituar Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “1 Vushtrri”.
Në vizitë kanë qenë basketbollistja e Kosovës dhe Prishtinës, Malvina Haziri, basketbollisti i Kosovës dhe Trepçës, Erjon Kastrati dhe basketbollisti i Trepçës, Darnell Edge.
Haziri, Kastrati dhe Edge kanë ndarë përvojën e tyre me fëmijët dhe kanë treguar se sa është e rëndësishme të merresh me basketboll.
Gjithashtu në vizitë kanë qenë Edita Medunjanin, Menaxhere e Projekteve në FBK së bashku me Arbisa Shefkiun, koordinatore e programit nga FSSHRK.
"Sporti në Shkolla" është hartuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Federatën e Sportit Shkollor të Kosovës.
Pjesë e këtij Projekti janë Federata e Sportit Shkollor të Kosovës, Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) me basketbollin 3x3 dhe Federata e Shahut të Kosovës.