Minnesota mposht kampionët

Basketboll

Minnesota mposht kampionët

Më: 5 maj 2024 Në ora: 13:00
Pamje nga ndeshja

Kanë nisur ndeshjet gjysmëfinale play off në NBA dhe në fushë kanë zbritur dy ekipet e Konferencës së Perëndimit. Minnesota mundi 106-99 kampionët e Denver, ndeshje luajtur në fushën e këtij të fundit.

Një ndeshje në përgjithësi e ekuilibruar, ku të dyja ekipet dueluan fort për fitore. Në fund fitoi ekipi i Minnesota, ku u dallua Anthony Edwards, autor i 43 pikëve, më i miri në fushë për të dyja ekipet.

Në kahun tjetër, Nikola Jokic realizoi 32 pikë, por që s’mjaftuan për të fituar ndeshjen e parë. Po sot luhet edhe sfida e shtatë cerekfinale mes Cleveland e Orlando, që përcakton ekipin e fundit gjysmëfinalist.

Konferenca e Lindjes-Çerekfinale play - off

Boston – Miami, (4-1)

Milwaukee – Indiana, (2-4)

New York – Philadelphia, (4-2)

Cleveland – Orlando, (3-3)

Konferenca e Lindjes-Gjysmëfinale play off

New York – Indiana

Boston – Cleveland/Orlando

Konferenca e Perëndimit-GJysmëfinale play off

Oklahoma – Dallas

Denver – Minnesota, 99-106 (0-1)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat