Minnesota Timberwolves ka realizuar fitore ndaj Denver Nuggets me rezultat 80:106.
Ujqit e Minesotës triumfuan edhe pa qendrën Rudi Gobert që mungoi për shkak të lindjes së djalit të tij.
Anthony Edwards dhe Karl Anthony-Towns shkëlqyen për mysafirët me nga 27 pikë, ky i fundit madje shtoi edhe 12 kërcime në statistikat e tij.
Në anën tjetër, te kampioni në fuqi i NBA-së më së shumti pikë pati Aaron Gordon, 20 sosh, teksa Nikola Jokiq dhe Jamal Murray patën një natë të dobët ku ky i pari i realizoi vetëm pesë kosha nga 13 tentime, ndërkaq Murray vetëm tre nga tetëmbëdhjetë sosh.
Me këtë fitore, Timberwolves tashmë po fitojnë 0:2 në serinë e 1/8 së finales, dhe tani do t’i kenë dy ndeshje në shtëpi, ku edhe mu ta çojnë në shtëpi kampionin me një Fshesë.