Ish basketbollisti i Dritës së Gjilanit, Tahir Murati, ka ndërruar jetë në moshë të re, 49 - vjeçare.
Komuniteti sportiv i Gjilanit dhe në tërësi të Kosovës, është i tronditur me lajmin për ikjen në amshim të ish basketbollistit të gjeneratës së sakrificës në rezistencë ndaj regjimit serb.
Ish basketbollisti Nexhat Ramadani, është i tronditur me ikjen në amshim të bashkëlojtarit të dikurshëm dhe shokut të tij.
Tahir Murati, i katërti ulur
“Ah bre shoku Tahir Murati na lë shumë herët, do të kujtojmë më shumë mall ishe po aq i dashur për të gjithë ata që të njohën e punuan me ty.
Ngushëllime familjes të qoftë dheu i lehtë kampion”, ka shkruar Ramadani në profilin e tij në Facebook.