Teuta fiton në sekondën e fundit dhe i afrohet finaleve

Basketboll

Teuta fiton në sekondën e fundit dhe i afrohet finaleve

Më: 7 maj 2024 Në ora: 12:16
Pamje nga ndeshja

Në pallatin e sportit “Ramazan Njala” në Durrës u luajtën 20 minutat e mbetura të ndeshjes Teuta-Vllaznia në basketboll për meshkuj. Një takim që ishte ndërprerë disa ditë më parë në mbyllje të pjesës së parë, pas ankesës së ekipit shkodran për probleme teknike në burinë që tregon mbarimin e kohës.

Dy klubet dhe Federata ranë dakord që ndeshja të vijojë aty ku ishte ndërprerë (47-40 për durrsakët pas përfundimit të pjesës së parë). Edhe 20 minutat e dyta ishin mjaft interesante, me të dyja skuadrat që dueluan pikë më pikë për fitoren. Gjithsesi, në fund fitoi Teuta 97-95, që udhëheq 2-1 me ndeshje.

Gjuajtjet e lira të Bacon në sekondën e fundit i dhanë fitoren ekipit të Teutës, që tashmë është një fitore larg finaleve play off, aty ku ndodhet Besëlidhja (eliminoi Tiranën kampione). Bacon me 31 pikë e Memçaj me 23 ishin dy shënuesit më të mirë për Teutën, ndërsa për Vllazninë u dallua Saab me 28 pikë.

Superliga, gjysmëfinale play off

Nd.1, Besëlidhja – Tirana, 94-84

Nd.1, Teuta – Vllaznia, 103-73

Nd.2, Tirana – Besëlidhja, 63-89

Nd.2, Vllaznia – Teuta, 86-81

Nd.3, Besëlidhja – Tirana, 99-85 (3-0)

Nd.3, Teuta – Vllaznia, 97-95 (2-1)

Nd.4, Vllaznia – Teuta

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat