SHBA/NY Knicks mposhtën Indiana “Pacers” 121-117

Basketboll

SHBA/NY Knicks mposhtën Indiana “Pacers” 121-117

Nga: Beqir SINA - New York Më: 7 maj 2024 Në ora: 14:50
Foto nga vendngjarja

Mbrëmë tifozët njujorkez të "Knicks" janë të gëzuar jashtëzakonisht për fitoren e ndeshjes së parë ndaj Pacers të Indianës.

Kanë qenë mijëra tifoz të Knicks që dolën nga klubet përreth pallatit të sportit Madison Square Garden në rrugët e qendrës së Manhattanit për të festuar fitoren e parë në playoff pasi skuadra e tyre e basketbollit NY Knicks fitoi mbrëmë ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Konferencës Lindore kundër Pacers të Indianës.

NY Knicks thuhet se ka tifozat më të "zjarrtë" në Amerikë, të basketbollit në ligën elitare NBA. Mbrëmë ata kanë qenë me entuziazmin e tyre, pjesë e kësaj fitoreje, por gjatë të gjitha play-off-eve.

Image
Pamje nga vendngjarja

Tifozët e "blu-portokallisë" Knicks-ve "pushtuan" rrugën Seventh Avenue që është përballë pallatit të sportit Madison Square Garden, madje ata spontanisht janë derdhur nëpër rrugët që të shkojnë në Times Square dhe në stacionin e trenave Grand Central.

Madje, thanë gazetarët, pas tre dekadash dhe një periudhe të gjatë të padëshiruar, ata treguan se janë rikthyer prapë përkrahjes së skuadrës së tyre të zemrës NY Knicks, ashtu si në vitet më të bukura.

Image
Foto nga vendngjarja

Knicks-at mposhtën Pacers 121-117 të hënën mbrëma falë një 3-pikëshi të "art" nga Donte DiVincenzo me 39 sekonda të mbetura në lojë për të "çmontuar" barazimin 115-115.

Gazetarët sportivë thanë se panë 20 mijë tifozë mbrenda pallatit që shpërthyen në entusiazëm edhe një herë sikur të ishte viti 1994 i NY Knicks, ai i skuadrës së legjendarëve: Anthony Bonner, Charles Oakley, Derek Harper, Herb Williams, Hubert Davis, John Starks, Patrick Ewing, Charlie Ward, Doc Rivers, Doug Christie, Monty Williams, dhe trainerit të famshëm Pet Rally.

Festa e tyre vazhdoi më shumë se një orë, kur tifozët që kishin dalë nga pallati i sportit filluan të festojnë së bashku me simpatizantët edhe jashtë MSG.

Thirrjet ritmike me përplasje të pëllëmbave të duarve "Go, New York, Go!", brohoritjet e firshëllimat, borijet, shishe birre, kërcimet dhe këngët shpërthyen në klubet e natës, rrugët e ndritshme të qendrës së qytetit të Nju Jorkut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat