Arben Fetahu: Basketbolli i Kosovës humbi një person të dashur, punëtor dhe të respektuar

Basketboll

Arben Fetahu: Basketbolli i Kosovës humbi një person të dashur, punëtor dhe të respektuar

Nga: K.G. Më: 7 maj 2024 Në ora: 21:21
Tahir Murati

Ikja në amshim e ish basketbollistit të Dritës së Gjilanit, Tahir Murati, ka tronditur jo vetëm komunitetin e basketbollit të Kosovës.

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, shpreh ngushëllime familjes dhe komunitetit të basketbollit. 

“Me pikëllim të thellë kemi pranuar lajmin për ndarjen nga jeta të ish-basketbollistit të Dritës, Tahir Murati.

Ai ndërroi jetë në moshën 49 vjeçare, duke lënë të pikëlluar jo vetëm familjen dhe miqtë e tij, por tërë komunitetin e basketbollit në vendin tonë.

Komuniteti sportiv i Gjilanit, por edhe basketbolli i Kosovës humbi një person të dashur, punëtor dhe të respektuar.

Me basketboll kishte filluar si fëmijë, duke luajtur fillimisht si juniorë, e më pas senior me Dritën e Gjilanit.

Tahiri pas përfundimit të karrierës si lojtar aktiv, ishte edhe trajner për grupmosha të reja në skuadrën gjilanase.

Për shumë vjet, sa punoi si trajner, ai dha kontribut të çmuar në identifikimin e talenteve dhe edukimin e brezave të rinj.

Në emrin tim personal dhe të Federatës së Basketbollit të Kosovës dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Murati dhe gjithë komunitetin e basketbollit”, shpreh ngushëllime Arben Fetahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat