Jaylen Brown me 32 pikë ishte shënuesi më i mirë për Bostonin

Basketboll

Jaylen Brown me 32 pikë ishte shënuesi më i mirë për Bostonin

Më: 8 maj 2024 Në ora: 11:40
Pamje nga ndeshja

Boston Celtics vazhdon me paraqitje të mira edhe në serinë gjysmëfinale të “Play Off-it” në Konferencën e Lindjes në NBA.

Ekipi i Celtics fitoi bindshëm 120-95 ndaj Cleveland Cavaliers në sfidën e parë, duke treguar edhe njëherë se mbetet ekipi më në formë i këtij sezoni.

Një ndeshje në të cilin Bostoni ishte dominues nga fillimi i çerekut të parë e deri tek ai i fundit dhe me meritë arriti fitore.

Jaylen Brown me 32 pikë ishte shënuesi më i mirë për Bostonin.

Ai u ndihmua edhe nga Derrick White me 25 pikë.

Në krahun tjetër, për Cavaliers nuk kryen punë 33 pikët e Donovan Mitchell.

Sfida tjetër e natës i takoi Konferencës së Perëndimit, me Oklahoma City Thunders që fitoi përballë Dallas Mavericks 117-95.

Çereku i parë dhe i tretë ishte i baraspeshuar, derisa në atë të dytin dhe të katërtin, Oklahoma ishte shumë më e mirë se kundërshtari.

Kështu, Thunders marrin kryesimin në seri 1:0. Alexander Shai me 29 pikë ishte lider në fushë për skuadrën e Oklahomës.

Për Dallasin, Irving realizoi 20 pikë e Doncic 19. Pas 48 orësh luhen ndeshjet e dyta mes këtyre skuadrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat