Fetahu dhe Dushku do të marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të FIBA Evropës

Basketboll

Fetahu dhe Dushku do të marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të FIBA Evropës

Më: 8 maj 2024 Në ora: 13:00
Fetahu e Dushku

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu dhe Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku do të marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të FIBA Evropës.

Mbledhja do të mbahet në Portoroz të Sllovenisë, më 10 e 11 maj.

Kjo do të jetë mbledhja e katërt për Fetahun, si anëtar i Bordit të FIBA Evropës, derisa Dushku do të marrë pjesë në takimin e Sekretarëve të Përgjithshëm të Federatave anëtare të FIBA Europe-s.

Në Asamblenë e Përgjithshme të FIBA Evropës do të diskutohet për tema të rëndësishme për basketbollin ndërkombëtar.

Kujtojmë se, Fetahu është zgjidhur anëtar i Bordit të FIBA Evropës në maj të vitit të kaluar.

Kryetari i FBK-së është edhe nënkryetar i FIBA Europe Youth Commission, ndërsa Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku është anëtare e FIBA Europe Youth Commission për mandatin 2023-2027.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat