Vijojnë ndeshjet gjysmëfinale play off në NBA.
Në Konferencën e Lindjes, skuadra e New York udhëheq 2-0 serinë e takimeve ndaj Indiana, pas fitores 130-121 arritur sot. Skuadra nju-jorkeze i fitoi të dyja takimet e para në fushën e saj.
Sfidë e ekuilibruar shumicën e kohës, me vendasit që bënë diferencën në periodën e fundit.
Të gjithë titullarët e New York realizuan mbi 14 pikë, me Brunson që shënoi 29 pikë, ndërsa Anunoby e DiVinzenzo realizuan nga 28 pikë secili.
Për Indiana, Tyrese Haliburton shënoi 34 pikë, por që nuk mjaftuan për të fituar ndeshjen. Dy sfidat e radhës do të luhen në fushën e Indiana.
Konferenca e Lindjes-Gjysmëfinale play off
New York – Indiana, 130-121 (2-0)
Boston – Cleveland, (1-0)
Konferenca e Perëndimit-GJysmëfinale play off
Denver – Minnesota, (0-2)
Oklahoma – Dallas, (1-0)