Trepça ka shënuar fitore me rezultat 77:68 (20:29, 11:8, 22:15, 24:16), ndaj Golden Eagle Yllit nga Theranda, në finalen e parë të play-off-it të Superligës së Kosovës në basketboll.
Atmosferë madhështore në palestrën e sportit në “Mitrovicë, rreth 2.500 shikues, panë lojë me rivalitet deri në frymën e fundit.
Therandasit e nisën mirë çerekun e parë duke avancuar me 9 pikë (20:29) dhe 13 (35:22) në një moment por që kjo epërsi gradualisht u shkri, duke përfunduar 20 minutëshi i parë me (31:38).
Çereku i tretë ishte në favor të mitrovicasve përveç që ngushtuan rezultatin edhe kaluan në epërsi.
Në minutën e 26-të, Ylli në epërsi me 5 pikë (43:48), ndërsa rezultati ngushtohet në 49:51 në minutën e 29-të.
Trepça kaloi në epërsi me 53:52 në minutën e 30-të.
Në minutën e 32-të, rezultati 56:56.
Në minutën e 38-të, Trepça në epërsi me 6 pikë (74:68) dhe për të fituar takimin me rezultat 77:68.
Devonte Upson me 11 pikë e Darnell Edge me 11, janë më efikasit të Trepça.
Basketbollisti Alonzo Verge Jr është më efikasi në radhët e Yllit, me gjithsej 31 pikë.