Dy ndeshjet e sotme gjysmëfinale play off në NBA kanë sjellë ekuilibrin e plotë në fushë mes skuadrave.
Në Konferencën e Lindjes, skuadra e Cleveland fitoi 118-94 në fushën e Boston, duke barazuar 1-1 serinë e takimeve. Fitore e rëndësishme e Cavaliers, me 6 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë, përfshi titullarët.
Donovan Mitchell me 29 pikë ishte shënuesi më i mirë për Cleveland, duke i bërë të pavlefshme 25 pikët e Tatum për Celtics. Dy takimet e radhës do të luhen në fushën e Cavaliers.
Barazim 1-1 me ndeshje edhe në serinë mes Oklahoma dhe Dallas, me këtë të fundit që fitoi sot 119-110 jashtë fushe. Mavericks arritën një fitore të rëndësishme jashtë fushe, në një ndeshje të ekuilibruar.
Luka Doncic me 29 pikë e 10 rebound ishte lider në fushë për Dallas, mbështetur nga P.J.Washington po me 29 pikë. Alexander Shai realizoi 33 pikë e 12 rebound për Oklahomën, por që mbetën për statistikë.
Konferenca e Lindjes-Gjysmëfinale play off
New York – Indiana, (2-0)
Boston – Cleveland, 94-118 (1-1)
Konferenca e Perëndimit-GJysmëfinale play off
Denver – Minnesota, (0-2)
Oklahoma – Dallas, 110-119 (1-1)