Basketbollistët e Shkupit, pas një pause 5 vjeçare, sërish janë antarë të Ligës së Parë të basketbollit elitar të Maqedonisë, pas triumfit ndaj skuadrës së Maxharit, në përballjen vendimtare të Play Off-it. Në duelin që u luajt në palestrën sportive të shkollës së mesme “Zef Lush Marku” në Çair, basketbollistët e Shkupit shënuan fitore me rezultati 77-59, duke siguruar kështu pjesëmarrjen në Ligën e Parë.
Që në fillim të ndeshjes, vendasit kishin kontrollin e rezultatit, duke e fituar pjesën e parë me 38-32.
Në vazhdim shtuan elementin e agresivitetit në pjesën e dytë, për të shënuar një fitore të merituar dhe bindëse, e cila solli biletën e Ligës së Parë.
Veliçkovski me 18 pikë ishte më efikas te Shkupi, ndërsa Taçi shtoi edhe 15 pikë të tjera.
Në anën tjetër Todorovski u dallua te Maxhari me 17 pikë. Skuadra e Shkupit të shtunën do të përballet me skuadrën “Angeli” për titullin kampion në Ligën e Dytë, pasi që kjo e fndit do të luajë në Ligën e Parë të basketbollit vendas.