Ish-basketbollisti i Cibonës së Zagrebit, Corey Williams, vdiq në moshën 46-vjeçare.
Lajmi tragjik është bërë i ditur nga zyra e kryebashkiakut në Australi.
Williams u diagnostikua me një sëmundje të rëndë vitin e kaluar dhe në fund të marsit ai iu drejtua publikut me një njoftim nga spitali.
Më pas ai tha se ishte në gjendje të rëndë dhe se po luftonte për jetën.
Fatkeqësisht, ai nuk ia doli dot.
Williams lindi në New York në vitin 1977 dhe filloi karrierën e tij në një shkollë të mesme lokale. Ai luajti për MCC-Penn Valley, dhe Alabama State College, dhe në vitin 1999 ai nuk u përzgjodh në draftin e NBA-së.
Kjo nuk e pengoi atë të ndërtonte një karrierë që zgjati deri në vitin 2016. Ai ka luajtur për Cibonën në vitin 2008.