Denver Nuggets ka shënuar fitore ndaj Minnesota Timberwolves, me shifrat 117-90, në kuadër të playoff-it në NBAA
Kësisoj Nuggets e kanë ngushtuar serinë e Timberwolves, në 2-1, pasi këta të fundit triumfuan në dy duelet e para.
Kampioni aktual dominoi në katër çerekët për të siguruar fitoren e parë dhe për të mbajtur gjallë shpresat për të avancuar tutje.
Më i dalluari në fitoren e Nuggets ishte Nikola Jokiq, me 24 pikë, 14 kërcime dhe nëntë asistime.