Janë zhvilluar dy ndeshjet e radhës së gjysmëfinaleve “Play Off” në NBA. Kampionët e Denverit fituan 117-90 në fushën e Minesota-s, duke rihapur garën për një vend në finalet e Konferencës së Perëndimit.
Të gjithë titullarët e Denverit realizuan mbi 12 pikë, ku u dalluan Marej e Jokiç, me nga 24 pikë secili. Eduards realizoi 19 pikë për Minesota-n, që pas kësaj humbje udhëheq 2-1 serinë e takimeve gjysmëfinale.
Në Konferencën e Lindjes, jashtë fushe fiton edhe Indiana, që mundi 111-106 Nju Jorkun, në një ndeshje emocionuese deri në fund. Miqtë arritën një fitore të rëndësishme, duke mbetur në lojë për një vend në finale.
Për Nju Jorkun, që udhëheq 2-1 serinë, sot u dallua Halibarton me 35 pikë, por që s’mjaftuan për të fituar. Për Indiana, dyshja Di Vinçenzo-Brunson realizoi 61 pikë, duke bërë diferencën në fushë.
Konferenca e Lindjes
Nju Jork – Indiana, 106-111 (2-1)
Bostoni – Klivlendi, (1-1)
Konferenca e Perëndimit
Oklahoma – Dallasi, (1-1)
Denveri – Minesota, 117-90, (1-2)