Golden Eagle Ylli ka regjistruar fitore në ndeshjen e dytë finale ndaj Trepçës.
Skuadra e drejtuar nga Petar Mijovic mori fitore sot në Suharekë, në një ndeshje që ishte mjaft interesante dhe me fund dramatik.
Finalja e dytë u luajt në palestrën “13 Qershori” dhe përfundoi me rezultatin 80:79.
Alonzo Verge Jr ishte më i dalluari edhe një herë te Ylli me 27 pikë, teksa Jalen Nesbitt shtoi 14 sosh.
Te mitrovicasit u dallua Mikaile Tmusic me 17 pikë.
Ndeshja e tretë finale e “Play-Offit” do të zhvillohet të enjten, në “Minatori”.