Denver Nuggets ka arritur ta barazojë serinë përballë Minnesota Timberwolves, duke triumfuar me rezultatin 115:107.
Denveri arriti që ta barazojë serinë në 2:2 në kuadër të serinë gjysmëfinale të Konferencës së Perëndimit.
Falë një pjese të parë fantastike, Nuggets arritën që në fund të marrin fitoren.
24-29 dhe 25-35 ishin shifrat e pjesës së parë për Denverin. Ani pse Minnesota arriti ta fitojë komplet pjesën e dytë, 30:26 dhe 28:25, për ta nuk kryen punë në fund.
Nikola Jokic ishte më efikasi në këtë takim me 35 pikë. Ai u ndihmua nga Aaron Gordon i cili shënoi 27 pikë.
Në krahun tjetër, për Timberwolves i pandalshëm ishte Anthony Edwards, i cili shënoi plot 44 pikë, por nuk kryen punë për fitore.
Ndeshja e pestë do të zhvillohet në Denver të mërkurën në mëngjes me orën tonë lokale.