Dënohen Ylli e Trepça nga komisioni i garave i FBK-së, ja detajet

Basketboll

Dënohen Ylli e Trepça nga komisioni i garave i FBK-së, ja detajet

Më: 14 maj 2024 Në ora: 10:42
Erjon Kastrati

Komisioni i Garave i Federatës së Basketbollit të Kosovës të hënën mori vendimet lidhur me ndeshjen e dytë të serisë finale të “Play Off-it” mes Golden Eagle Yllit dhe Trepçës, e cila u mbyll me fitoren e vendasve 80:79.

Pak para fundit të ndeshjes, Alonzo Verge Jr i Yllit dhe Kevin Capers i Trepçës kishin një përplasje dhe u diskualifikuan.

Ata e vazhduan përplasjen rrugës për në zhveshtore dhe kjo solli tensione të tjera në palestër.

Për gabimet diskualifikuese, Verge Jr e Capers janë gjobitur me nga 300 euro.

Po ashtu Ylli u gjobit me 200 euro, ndërsa trajneri i Yllit, Petar Mijoviq me 300 euro.

300 euro është gjoba edhe për trajnerin e Trepçës, Adis Beqiragiq.

Erjon Kastrati është dënuar me 100 euro, ndërsa Trepça po ashtu me 100 euro.

Ndeshja e tretë finale zhvillohet të enjten me fillim nga ora 19:00 në Mitrovicë, teksa seria finale është baras 1:1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat