KB Tetova Bull me paraqitje spektakolare mundi Vardarin

Basketboll

KB Tetova Bull me paraqitje spektakolare mundi Vardarin

Shaban Sinani Nga Shaban Sinani Më 14 maj 2024 Në ora: 13:07
KB Tetova Bull

Në një atmosferë të nivelit të lartë sportiv, në sallën sportive te  shkolla e mesme e mjekësisë në Tetovë, ekipi i vajzave  të basketbollit Tetova Buls në kategorinë U-12, në kuadër të kampionatit republikan me një lojë atraktive gjatë 32 minutave lojë demoluan ekipin e Vardarit të Shkupit me rezultat të thellë 36-18.

Për këtë sukses të shpresave tetovare të basketbollit më meritor është trajneri Besart Muhidini i cili është duke punuar me përkushtim të lartë.

]Në prani të një numri të konsiderueshëm në tribunat e sallës sportive të cilët  krijuan  një atmosferë motivuese  gjatë gjithë ndeshjes duke i përkrahur shpresat e basketbollit të cilat të motivuara tej mase arritën deri te fitorja e shumë pritur.

“Kjo fitore tregon përpjekjet e palodhshme dhe angazhimin e vazhdueshëm të të gjitha lojtareve dhe të tjerëve që janë të angazhuar në ekip.

Pra fitorja u dedikohet  të gjithë atyre që na përkrahën dhe na frymëzuan gjatë gjithë ndeshjes.

Pra ndodhi një spektakël në fushën e basketbollit” deklaroi trajneri Besart Muhidini .

Klubi i basketbollit “Tetova Bulls” që drejtohet  nga Besart Muhidini si duke është ardhmëria e basketbollit tetovar prandaj duhet përkrahur me çdo kusht edhe  nga  institucionet por edhe nga kompanitë  private nga  e gjithë rajoni i Pollogut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat