Në një atmosferë të nivelit të lartë sportiv, në sallën sportive te shkolla e mesme e mjekësisë në Tetovë, ekipi i vajzave të basketbollit Tetova Buls në kategorinë U-12, në kuadër të kampionatit republikan me një lojë atraktive gjatë 32 minutave lojë demoluan ekipin e Vardarit të Shkupit me rezultat të thellë 36-18.
Për këtë sukses të shpresave tetovare të basketbollit më meritor është trajneri Besart Muhidini i cili është duke punuar me përkushtim të lartë.
]Në prani të një numri të konsiderueshëm në tribunat e sallës sportive të cilët krijuan një atmosferë motivuese gjatë gjithë ndeshjes duke i përkrahur shpresat e basketbollit të cilat të motivuara tej mase arritën deri te fitorja e shumë pritur.
“Kjo fitore tregon përpjekjet e palodhshme dhe angazhimin e vazhdueshëm të të gjitha lojtareve dhe të tjerëve që janë të angazhuar në ekip.
Pra fitorja u dedikohet të gjithë atyre që na përkrahën dhe na frymëzuan gjatë gjithë ndeshjes.
Pra ndodhi një spektakël në fushën e basketbollit” deklaroi trajneri Besart Muhidini .
Klubi i basketbollit “Tetova Bulls” që drejtohet nga Besart Muhidini si duke është ardhmëria e basketbollit tetovar prandaj duhet përkrahur me çdo kusht edhe nga institucionet por edhe nga kompanitë private nga e gjithë rajoni i Pollogut.