Fetahu dhe Dushku, pjesëmarrës në Asamblenë e Përgjithshme të FIBA Evropës

Basketboll

Fetahu dhe Dushku, pjesëmarrës në Asamblenë e Përgjithshme të FIBA Evropës

Më: 14 maj 2024 Në ora: 15:12
Pjesëmarrësit

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu dhe Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku, kanë marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të FIBA Evropës.

Asambleja e Përgjithshme e FIBA Evropës është mbajtur më 11 maj në Portoroz të Sllovenisë.

Më 10 maj, Dushku ka marrë pjesë në takimin e Sekretarëve të Përgjithshëm të Federatave anëtare të FIBA Europe-s, që po ashtu u zhvillua në Slloveni, ku është diskutuar për tema të rëndësishme në basketbollin ndërkombëtar.

Mbledhja e katërt e Bordit të FIBA Europe, me mandat 2023-2027, është mbajtur të premten në Portoroz të Sllovenisë, ku mori pjesë edhe Fetahu. Gjatë takimit u diskutuan tema të rëndësishme si EuroLiga e Femrave 2024-25,

Garat e Klubeve 2023-24, Garat e Ekipeve Kombëtare, si dhe Bordi miratoi datat për raundin e dytë Parakualifikues të Kupës Botërore të Basketbollit FIBA 2027 në gusht 2025 (2, 6, 9, 13, 16 dhe 20 gusht). Mbledhja e radhës e Bordit do të mbahet në Stamboll, Turqi, më 28 nëntor 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat