Trepça dhe Golden Eagle Ylli do të përballen në finalen e tretë të “Play-off”-it të sonte në mbrëmje.
Seria finale është 1:1, derisa skuadra që shënon tri fitore do të shpallet kampione e Kosovës.
Dy sfidat e para kanë qenë të jashtëzakonshme, duke paralajmëruar duele të ‘zjarrta’ në finale, që është ajka e fundit të kampionatit.
Ndeshjen e parë e fituan mitrovicasit 77:68, kurse atë të dytë therandasit 80:79.
‘Xehetarët’ kërkojnë trofeun e katërt për këtë edicion, pas Kupës, Superkupës dhe Ligës Unike dhe titullin e pestë në histori, derisa therandasit titullin e tretë në histori, pasi më 2021 dhe 2022 u shpallën kampionë të Kosovës.
Në këtë edicion janë përballur shtatë herë deri më tani. Në garat e rregullta u ndanë 2:2, derisa ‘Xehetarët’ triumfuan në finale të Ligës Unike, kurse seria finale është 1:1.
Takimi zhvillohet me fillim nga ora 19:00 në “Minatori”.