Boston finalisti i parë në Lindje

Basketboll

Boston finalisti i parë në Lindje

Më: 16 maj 2024 Në ora: 11:23
Pamje nga ndeshja

Boston Celtics është ekipi i parë finalist i play off-it në Konferencën e Lindjes.

Skuadra e Boston fitoi sot 113:98 ndaj Cleveland, duke fituar 4-1 serinë e takimeve, duke u rikthyer në finalet e Lindjes.

Në fushën e tij ekipi i Boston nuk zhgënjeu, duke dominuar në fushë dhe merituar fitoren. 6 lojtarë realizuan mbi 10 pikë, ku u dalluan Tatum me 25 pikë e 10 rebound si dhe Horford me 22 pikë e 15 rebound.

Në Konferencën e Perëndimit, ekipi i Dallas fitoi sot 104-91 në fushën e Oklahoma, duke udhëhequr 3-2 serinë dhe ka shannsin e artë të kualifikohet në finale. Një ndeshje e madhe për teksanët, që po kalojnë një moment të mirë.

Luka Doncic konfirmoi se është lider në fushë për Dallas me një “triple double”, autor i 31 pikëve 10 rebound e 11 asist. Mirë u paraqit edhe Jones Jr. me 19 pikë, ndërsa 30 pikët e Alexander Shai për vendasit nuk mjaftuan për të fituar.

Konferenca e Lindjes-Gjysmëfinale play off

New York – Indiana, (3-2)

Boston – Cleveland, 113-98 (4-1)

Konferenca e Perëndimit-GJysmëfinale play off

Denver – Minnesota, (3-2)

Oklahoma – Dallas, 91-104 (2-3)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat