Besëlidhja përmbys Teutën dhe fiton thellë finalen e parë

Basketboll

Besëlidhja përmbys Teutën dhe fiton thellë finalen e parë

Më: 16 maj 2024 Në ora: 11:27
Pamje nga ndeshja

Besëlidhja fitoi 103-72 ndaj Teutës në finalen e parë play off në basketboll për meshkuj, duke udhëhequr 1-0 me ndeshje. Takimi i luajtur në “Feti Borova” ishte me dy pamje, më e mirë për durrsakët në të parën dhe më pas erdhi përmbysja e ekipit lezhjan.

Teuta surprizon në fushë në 20 minutat e para, duke luajtur mirë dhe udhëheq 45-38 në mbyllje të pjesës së parë. Në pushimin e ndeshjes loja ndërron totalisht kah dhe në fushë dominon skuadra e Besëlidhjes.

Lezhjanët marrin shpejt frenat e lojës në dorë duke përmbysur shifrat. Perioda e tretë sheh ekipin e trajnerit Bilali në avantazh 76-56. Një përmbysje e frikshme, me lezhjanët që realizojnë në 10 minuta aq pikë sa kishin bërë në 20 të parat.

Çereku i fundit nuk ka histori, Besëlidhja thellon shifrat e Teuta duket e çoroditur, e humbur në fushë.

Krejt takimi mbyllet 103-72, me +31 pikë për Besëlidhje, e paimagjinueshme në mbyllje të pjesës së parë.

Julian Hamati me 32 pikë e 11 rebound ishte shënuesi më i mirë për Besëlidhjen, ndërkohë që 5 lojtarë të ekipit lezhjan realizuan mbi 10 pikë. Për Teutën u dallua Small me 22 pikë, por që mbetën për statistikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat