Minnesota shkatërron Denverin

Basketboll

Minnesota shkatërron Denverin

Më: 17 maj 2024 Në ora: 12:27
Pamje nga ndeshja

Minnesota fitoi sot thellë 115:70 në gjysmëfinalen e gjashtë play off ndaj Denver, duke barazuar në 3-3 serinë e takimeve.

Për pasojë, finalistja e parë në Konferencën e Perëndimit do të dalë nga ndeshja e shtatë dhe e fundit.

Ashtu sikurse pritje, Minnesota e shfrytëzoi në maksimum faktorin fushë dhe ndali serinë e 3 fitoreve radhazi të Denver. Madje me një lojë spektakolare, sidomos në mbrojtje, duke mos lejuar rivalët të shënojnë shumë.

Anthony Edëards me 27 pikë ishte shënuesi më i mirë për vendasit, mbështetur edhe nga McDanies me 21 pikë. Mirë u paraqit edhe stoli, nga ku erdhën 34 pikë. Për Denver, Jokic realizoi 22 pikë, i pambështetur sa duhet nga shokët.

Konferenca e Lindjes-Gjysmëfinale play off

New York – Indiana, (3-2)

Boston – Cleveland, (4-1)

Konferenca e Perëndimit-GJysmëfinale play off

Denver – Minnesota, 70-115 (3-3)

Oklahoma – Dallas, (2-3)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat