Ylli fiton, titulli vendoset në Mitrovicë

Basketboll

Ylli fiton, titulli vendoset në Mitrovicë

Nga: K.G. Më: 19 maj 2024 Në ora: 19:05
Pamje nga një ndeshje

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore me rezultat 75:71 (13:15, 16:18, 20:13, 26:25) ndaj Trepçës, në ndeshjen e katërt të finales së play-off-it të Superligës së Kosovës në basketboll. 

Titulli i kampionit do të vendoset në  palestrën e sportit "Minatori" në Mitrovicë. 

Në Therandë atmosferë e bukur sportive dhe rreth 2.000 shikues kremtuan fitoren e skuadrës therandase.

Basketbollisti Alonzo Verge Jr me 27 pikë është më efikasi të Ylli dhe Kevin Capers me 17 te Trepça.   

Ylli ka arritur ta barazojë në 2:2 serinë finale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat